Për t’i bërë ballë Skënderbeut duhet ta sulmosh. Kjo është strategjia që do të përdorë trajneri i Tiranës Ilir Daja, për ndeshjen më të rëndësishme të javës që do të luhet në orën 17:00.

“Duhet të qëndrojmë në sulm për të mos i lënë kundërshtarit mundësinë të krijojë aksione pasi futbollistët korçarë janë të aftë t’i zgjidhin situatat edhe në mënyrë individuale,”

ka pranuar Daja para ndeshjes.

Skënderbeu është me pikë të plota, e para në renditje, ndërsa Tirana ndodhet në mesin e saj me 10 pikë me 4 barazime në javët e para dhe dy fitore. Pritet që para ndeshjes mbrojtësi Gentian Muça t’i bëjë tifozët bardheblu dëshmitarë të martesës së tij të cilën ka vendosur të celebrojë në mënyrë simbolike edhe para se të luajë kundër Skënderbeut.

Në takimin tjetër të ditës, Kukësi do të përballet me korabin me trajnerin Ernest Gjoka, që do ta ndjekë ndeshjen nga tribuna i dënuar nga komisioni i disiplinës. Kukësi në vendin e tretë i ka varur shpresat tek arma më e fortë, sulmuesi Pero Pejic, i pari në listën e golashënuesve.

Të hënën do të luhen takimet e tjera. Vllaznia – Laçi, Partizani – Flamurtari dhe Teuta Luftëtari.

Tv Klan