Synimi për pjesëmarrje në sezonin e ardhshëm

Tirana Rugby synon të bëhet pjesë e një kampionati të huaj, atij grek. Projekti është në hapat e para dhe për të qenë pjesë e kësaj lige prej sezonit të ardhshëm. Për të njohur më shumë gjendjen e këtij kampionati disa lojtarë të bardhebluve janë stërvitur me skuadrat greke.

“Kemi mbështetje nga federata greke, opsion shumë i mirë për të treguar vlerat. Kemi një nivel deri dikur të barabartë, përveç dy ekipe të Athinës dhe një Rodosit që kanë lojtarë të kombëtares greke”.

Situata të ngjashme ku një skuadër bëhet pjesë e një kampionati të huaj janë të njohura në këtë sport.

“Toronto nga Kanadaja që luan në Superligën Angleze”.

Prej disa vitesh ky sport praktikohet në Shqipëri me Tirana Rugby që është bërë pjesë e Ligës Ballkanike, një turne rajonal, por synimet shkojnë më tej.

“Hapi i radhës përveç krijimit të federatës, që do të mbështeste Kombëtaren, është Kupa e Botës për ekipe që sapo kanë filluar rrugëtimin”.

Shqipëria e ka krijuar edhe Kombëtaren e saj, duke bërë edhe debutimin vitin e kaluar në një përballje me seleksionin e Universiteteve Britanike.

Tv Klan