Tirana e nisi sezonin e ri të basketbollit me dy trofe. Ekipi i meshkujve dhe ai i femrave fituan Kupën e Federatës që u mbajt në Elbasan.

Tirana e djemve mundi 88 – 86 Besëlidhjen në një ndeshje të luftuar dhe që shkoi në shtesë. Loja e rregullt u mbyll 77 – 77, por bardheblutë e drejtuar nga Erkand Karaji ia dolën të kalonin rivalin e këtyre sezoneve të fundit, duke u treguar më të saktë poshtë koshit.

Sukses i merituar për vajzat e Tiranës së Mirza Alibegajt 84 – 63 ndaj Flamurtarit.

Vajzat bardheblu ishin më dominuese gjatë pjesës së dytë.

Kupa e Federatës është një aktivitet që vlen edhe për të parë gjendjen e ekipeve para nisjes së kampionatit.

Tv Klan