Pas seancës së sotme reagoi në rrjetet sociale kryeparlamentarja Elisa Spiropali, që thekson se kjo është mungesë respekti për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik.

“Edhe më fatkeqësisht, zjarrvënia e sotme dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t’u marrë në këqyrje nga organet ligjzbatuese. Keqardhje e thellë!”, mbyll reagimin e saj Spiropali.

Një reagim ka bërë edhe kreu i deputetëve socialistë Niko Peleshi, që shprehet se aktet e sotme të dhunës në parlament nuk përfaqësojnë thjesht një aksion politik nga opozita, por janë një manifestim i qartë i dhunës së papranueshme, që tejkalon çdo veprim radikal të mëparshëm.

“Deputetët tanë nuk janë aty për t’u përleshur me këmbë karrigesh, por për të debatuar me fjalë”, shkruan Peleshi.

Tv Klan