Tashmë ka marrë edhe formë zyrtare. Club Brugge është kampioni i ri i Belgjikës. Vendimi i kryeministrit, Sophit wilmes për të pezulluar aktivitetet sportive në vend deri më 31 Korrik ka gjetur mbështetjen e federatës belge që ka ligjitimuar verdiktin që shpall kampion Bruge.

15 pikët që e distanconin me ndjekësin më të afërt, Gent ishin të mjaftueshme për të dërguar në vitrinën e trofeve të Brugge titullin e kampionatit për sezonin 2019-2020 dhe njëkohësisht kualifikimin direkt në UEFA Champions League për sezonin e ardhshëm. Vendim që është pritur mjaft mirë nga ana e tifozëve të Brugge, por jashtë kësaj feste nuk kanë mbetur as futbollistët.

Portieri i parë i skuadrës, Simon Mignolet ka ndarë me fansat e tij në rrjetet sociale një video ku shihet teksa kërcen në mënyrë të çuditshme. Ish-portieri i Liverpool ishte titullar në shumicën e ndeshjeve këtë sezon, duke qenë një pikë kyçe në suksesin e ekipit.

Ky është titulli i 16 kampion në historinë e Club Brugge. Belgjika ishte ndër vendet e para që pezulloi përfundimisht kampionatin për shkak të pandemisë së Covid-19, vendim që më pas e morën edhe shtete si Holanda, Argjentina dhe Franca.

Klan Plus