Militantët kanë sulmuar një bazë ushtrie pranë një akademia ushtarake në kryeqytetin afgan, Kabul, duke vrarë të paktën 11 ushtarë.

16 ushtarë të tjerë afganë u plagosën, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes për BBC.

Pesë militantë u përfshinë, tha zëdhënësi. Katër u vranë gjatë sulmit, një u arrestua.

Sulmi është marrë përsipër nga Shteti Islamik ISIS , sipas agjencisë së lajmeve Amaq të grupit militant.

Raportimet e mëparshme thanë se sulmi kishte ndodhur në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare Marshal Fahim, i cili është afër bazës ushtarake./tvklan.al