Komisioni i Veprimtarive Prodhuese miratoi me të gjithë votat e anëtarëve ndryshimet në Ligjin për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit duke i hapur rrugë kthimit automatikisht të statusit së tokës bujqësore në truall, menjëherë pasi një subjekt merr lejen e zhvillimit.

Zv/ministri i Infrastrukturës, Artan Shkreli tha se procedura për aplikimin e ndryshimit të statusit të tokës në shumë raste merrte vite për t’u dhënë, duke penguar zhvillimin e pronës, si nga individët ashtu dhe nga bizneset.

Por deputetët e mazhorancës në këtë komision refuzuan propozimet që solli Këshilli i Ministrave për të zgjatur afatin e miratimit të një leje ndërtimi nga 60 ditë që është sot, në 60 ditë pune. Në fund, komisioni vendosi të çojë në 45 pune afatin për miratimin e lejes së ndërtimit.

Tv Klan