LN prezanton kandidatët për 4 qarqe të tjera  

Pas Tiranës, Lëvizja për Ndryshim e drejtuar nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka prezantuar një pjesë tjetër të kandidatëve për deputetë që do konkurrojnë në zgjedhjet e 25 Prillit në qarqet Lezhë, Dibër, Kukës e Berat.

Në fjalën e saj Topalli theksoi se forca që ajo drejton vjen në këto zgjedhje me kandidatët më të mirë për deputetë të tre dekadave të fundit.

Ish-kryetarja e Kuvendit theksoi se Lëvizja për Ndryshim është sot forca e njerëzve të thjeshtë dhe të pa përfaqësuar. Një javë më parë Lëvizja për Ndryshim prezantoi edhe emrat e kandidatëve për qarkun e Tiranës.

Tv Klan