Torino ka vendosur që të mbyllë bashkëpunimin me portierin Vanja Milinkoviç-Saviç, pasi preferon kapitenin e Shqipërisë Etrit Berisha. Sipas gazetës italaine “La Stampa”, gardiani serb 29 vjeç do të huazohet te Fiorentina. Palët e përfshira kanë nisur bisedimet për realizimin e transferimit.

Ndërkohë që klubi granada ka gjetur edhe zëvendësuesin e serbit, i cili është braziliani Gabriel. Akordi ekonomik është arritur dhe mungon vetëm zyrtarizimi. 29-vjeçari vjen në ekip si futbollist i lirë dhe sipas gazetës italiane “La Stampa” do të luftojë për vendin e titullarit me Berishën.

Për portierin e Shqipërisë, faza përgatitore me Torinon për sezonin e ri 2022-2023 në Austri do të jetë e një rëndësie të veçantë. Kapiteni kuqezi do të duhet që të tregojë se e meriton vendin e titullarit, ashtu siç bëri në pjesën e dytë të sezonit të shkuar me torinezët.

Klan News