Përbërësit:

300 gr karota

300 gr miell

180 gr sheqer

90 gr vaj luledielli

50 gr bajame

4 gr maja për ëmbëlsirë

3 vezë

Sheqer pluhur

Përgatitja:

Fillimisht bëjmë bashkë vezët me sheqerin dhe i përziejmë me mikser derisa të formohet një masë e njëtrajtshme. Më pas shtojmë miellin dhe majanë për ëmbëlsira, ndërkohë që e përziejmë dhe më pas vajin.

Qërojmë karrotat dhe i grijmë me rente imët dhe i shtojmë tek brumi ndërkohë që vijojmë përzierjen me mikser. Grijmë imët bajamet dhe i shtojmë gjithashtu tek brumi. Lyejmë tortierën me gjalp dhe pak miell dhe hedhim në to brumin dhe e fusim në furrë që të piqet në 180 gradë për 20 minuta.

/tvklan.al