1 viktimë dhe 12 të zhdukur nga rrëshqitjet e tokës

Moti i keq ka shkaktuar tragjedi në ishullin jugor të Iskias në Itali. Sipas të dhënave të para të autoriteteve bëhet fjalë për 1 viktimë dhe 12 të zhdukur. Ajo që ka humbur jetën është një grua. Ngjarja ndodhi të zhdukur në qytezën bregdetare të Kazamiçolas, atje ku reshjet e dendura shkaktuan rrëshqitje masive toke.

Rrëshqitja e një pjese të kodrës mbi qytezë mbuloi disa shtëpi duke zënë brenda ndër të tjerë edhe një familje, burrë e grua, fëmijën e tyre të porsalindur dhe një vajzë 25-vjeçare. Për fat të mirë ata u shpëtuan pas disa orësh nga ekipet e zjarrfikësve.

Llumi dhe balta po ashtu morën përpara dhjetëra automjete. Autoritetet shpallën gjendjen e emergjencës pasi rrugët drejt qytezës janë bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve, duke bllokuar të paktën 30 familje që veç të tjerash mbeten pa ujë dhe energji elektrike. Mbi 200 familje janë evakuuar deri tani. Ekipet lokale të emergjencës janë në luftë me kohën për të gjetur të mbijetuar nën llumin që ka mbuluar banesat.

Tv Klan