14 viktima, plagosën rëndë 1 i mitur

Arrin në 14 numri i viktimave të tragjedisë së ndodhur në veri të Italisë nga rënia nga një lartësi prej 300 metrash e një kabine teleferiku. Një 9-vjeçar, njëri prej dy fëmijëve që i mbijetuan tragjedisë ndërroi jetë në spital. Fëmija tjetër 5 vjeç është shtuar në reanimacion në gjendje të rëndë për jetën.

Tragjedia ndodhi mesditën e kësaj të Diele në një zonë malore pranë liqenit të njohur gjerësisht nga turistët si Lago Maggiore. 

Dëshmitarët thanë se kabina e teleferikut ra në zonën pyjore në Malin Mottarone në rajonin e Piemontit pas shkëputjes së kavove të teleferikut. Viktimat po udhëtonin drejt lartësove alpine në një udhëtim që zakonisht zgjat 20 minuta. 

Teleferiku ishte rivënë në punë për turizëm më 26 Prill pas heqjes së masave anti-Covid. Riparimi i fundit ishte bërë në para 5 vitesh. Viktimat janë turistë vendas të nisur nga qyteza e Stresas, në një udhëtim panoramik që zgjat rreth 20 minuta me teleferik drejt lartësive.

Tv Klan