Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme,Olta Xhaçka, ka reaguar për tragjedinë e ndodhur sot në Kroaci, ku është aksidentuar një autobus me pasagjerë nga Kosova dhe 10 persona kanë humbur jetën

Në një postim në mediat sociale, ministrja shkruan se është shumë e trishtuar humbjet e jetëve dhe uron shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit.

“Keqardhje për humbjen tragjike të jetës së shtetasve kosovarë në Kroaci. Ndajmë dhimbjen me vëllezërit tanë dhe me zemër e mendje jemi pranë familjarëve dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit”, shkruan Xhaçka./tvklan.al