Pas fitores së madhe 4-1 me Republikën Çeke, trajneri i Gjeorgjisë, Willy Sagnol nuk e fsheh gëzimin për arritjen e skuadrës së tij. Kjo përfaqësuese bëri një nga paraqitjet më të bukura në Europianin e Gjermanisë.

“Sigurisht, pritshmëria dhe ambiciet tona janë rritur. Sot ia dolëm shumë mirë, por do të ketë edhe dështime. Gjëja kryesore është se si do të luajmë. Nga dita e nesërme do të punojmë për një objektiv të ri, duhet të luajmë ndaj Shqipërisë”, ka qenë fjala e Sagnol pas ndeshjes.

Tv Klan