Kjo është pamja në bregdetin e Shëngjinit këtë të dielë. Të favorizuar edhe nga moti, pushuesit kryesisht nga Kosova por dhe të huajt kanë mbushur plazhin.
Ndërkohë nga ana tjetër operatorët turistik shprehen se ende po punojnë me kapacitet të plotë.
“Po mbyllim një javë të parë të shtatorit jashtëzakonisht të suksesshme, ndoshta dhe jasht pritshmërive tona”, thotë Xhulio Gjergji.
Krahasur me Shtatorin e vjetshëm, këtë vit vërehet një rritje e interesit të pushuesve.
“Prenotimet për muajin shtator krahasuar me vitin e kaluar janë pothuajse 20% më shumë”, shprehet Venera Loka.
Përballë këtij fluksi pushteti vendor po tregohet i vëmendshëm për të ofruar shërbim dhe standarde deri në largimin e pushuesit të fundit.
Tv Klan