Gjeorgjia mposhti me poker golash Çekinë në sfidën tjetër të Grupit B1 të Ligës së Kombeve.

Në stadiumin ‘Mikeil Meski’ të Tbilisit vendasit ishin të papërmbajtshëm. Kvara i dha avantazhin Gjeorgjisë pas 33 minutave nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Në të 53’, Çakvetazen e çoi rezultatin në 2-0 pas asistit të Kvaras, e 10 minuta më pas Mikautaze realizoi të tretin.

Fitoren e vulosi Koçorashvili në të 66. Rrjetën e nderit për çekët e shënoi Kalvaç në të 80. Pas largimit të Southgate, Anglia e nisi me fitore Ligën e Kombeve, duke mundur 2-0 Irlandën në Dublin.

Golat për ‘Tre luanët” u shënuan nga Deklan Rice dhe Jack Grealish.

Trajneri i përkohshëm i Anglisë Le Carsley ka luajtur për përfaqësuesen irlandeze, ndërsa golat u shënuan nga dy lojtarë me rrënjë irlandeze.

Në grupin C4, Maqedonia e Veriut barazoi me Ishujt Faroe 1-1, ndërsa Armenia shkatërroi Lituaninë 4-1.

Klan News