Nëse Zlatko Daliç i Kroacisë shpalli të hënën listën e 26 lojtarëve dhe 9 të tjerë rezervë për Euro 2024, kolegët e tij te Italia e Spanja nuk e kanë bërë ende publike. Mediat italiane shkruajnë se një listë paraprake prej 30 futbollistësh, Luciano Spalletti do ta shfaqë të enjten.

Ai do të marrë kohë për të vendosur 26 lojtarët që do të regjistrojë në UEFA. Pak ditë më parë, trajneri Italisë tha se ka në kokë rreth 80% të skuadrës. Te Spanja, Luis de la Fuente i ka dhënë kohë vetes deri të hënën e ardhshme, ashtu si Sylvionho.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se do të jenë pikërisht 26 futbollistët që do të përbëjnë grupin e Europianit. Spanja do të marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike të Parisit që mbahen menjëherë pas Kampionatit Europian. UEFA ka si afat të fundit të regjistrimit 7 Qershorin.

Tv Klan