Shqipëria do të ketë një ligj të ri të përafruar me legjislacionin evropian, sa i takon menaxhimit të situatës së kimikateve në Shqipëri. Ky është dhe një nga detyrimet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi bëri me dije se shumë shpejt do të ketë një zyrë të posaçme, ndërsa Agjencia Suedeze e Kimikateve do të jetë konsulente në këtë proces.

Klosi kërkoi bashkëpunimin edhe të pushtetit vendor, në mënyrë që kjo nismë e re e qeverisë të jetësohet.

Tv Klan