Transferta delikate në Kurbin


Transferta delikate në Kurbin

22:51 06/10/2022

Shehi nuk nënvlerëson Laçin: Renditja gënjen, vijojmë ecurinë pozitive

Fitorja në derbi me Partizanin ka rritur moralin në kampin e Tiranës. Bardheblutë i pret një test tepër i vështirë në javën e 7-të të Superligës përballë Laçit. Kurbinasit gjenden në vendin e fundit të renditjes, gjithsesi tekniku Orges Shehi kërkon vëmendje nga futbollistët e tij.

“Mendoj që është një skaudër që e meriton vëmendjen maksimale sepse realisht është skuadër e fortë. Këto ditë aty ka qenë fokusi, tek vlerësimi sepse realisht është ndehsje që fitorja në derbi, për mos të thënë 100%, nuk ka vlerë nëse nuk jemi të përqendruar tek ndeshja”.

Kryeqytetasit do të vuajnë mungesa të rëndësishme kundër kurbinasve.

“Filipi na mungon për arsye dëmtimi dhe besoj nuk do ta kemi për 2-3 javë të tjera. Lula doli me karton, pra organika në aspektin difensiv nuk na mungon kështu që do të mundohemi që të gjejmë zgjidhjen e përshtatshme”.

Tirana gjendet në vendin e dytë pas 6 sfidave, ndërsa kurbinasit të fundit me vetëm 3 pikë. Takimi mes Tiranës dhe Laçit do luhet në orën 15:00 të kësaj të premteje, njëkohësisht me përballjen e “Niko Dovanës” mes Erzenit dhe Egnatias.

Klan News












Të ngjashme