Facebook është i ‘tmerruar’ nga trendi i ri i postime në rrjetin më të madh social në botë, ku njerëzit po postojnë gjithnjë e më pak informacion rreth vetes së tyre.

Sipas një raporti të ri të publikuar nga “The Independent” , njerëzit ende po bëjnë postime në faqet e tyre, por gjithnjë e më shumë ato kanë të bëjnë me botën e jashtme ose linke nga faqet e tjera.

Shkak për këtë mendohet se është numri shumë i madh i lidhjeve që njerëzit kanë në Facebook – shumë prej të cilëve nga shumë herët në jetën e tyre – dhe ata nuk dëshirojnë që informacionet në jetën e tyre t’i shikojnë njerëz të cilët i kanë njohur shumë kohë më parë.

Po ashtu, është vërejtur se për postime më intime dhe më informacione më personale, njerëzit po u drejtohen siteve si “Snapchat” dhe “Instagram”.

Pronari i Facebook, Mark Zuckerberg, i shqetësuar nga ky trend dhe largimi i njerëzve për postime personale drejt rrjeteve të tjerë socialë, ka nxitur stafin e tij të gjejë mënyrat që të inkurajojë njerëzit që të shpërndajnë më shumë “postime personale”.

Pjesë e kësaj nxitjeje janë edhe kujtesa që të bën Facebook për postime që përdoruesit kanë bërë vite më parë dhe lëvizja drejt nxitjes së shpërndarjes së videove live./tvklan.al