“Marr vendime të shpejta dhe vendimet të mira.”

Presidenti amerikan, Donald Trump pranon se vendimet i merr të shpejta por edhe pozitive. Kështu veproi me njohjen e Lartësive Golan si pjesë e  territorit të Izraelit. Përpara asamblesë se koalicionit të hebrenjve republikanë, zhvilluar në Las Vegas, Trump zbuloi se për të marrë vendimin i kishte kërkuar ambasadorit amerikan në Izrael, David Fridman dhe dhëndrit të tij Jared Kushner një përmbledhje të shpejtë historike të kësaj çështjeje.

“U thashë “Shokë më bëni një nder. Më tregoni pak historinë, shpejt. E dua shpejt. Kam shumë gjëra të tjera për të bërë. Po punoj për Kinën, Korenë e Veriut. Më bëni një përmbledhje  të shpejtë””.

Dhe pasi dëgjoi historinë, Trump përgjigjet.

“Si ju duket ideja e njohjes së asaj çfarë po diskutojmë?”

Vendimi i 25 Marsit i Presidentit Trump për t’ia njohur Izraelit Lartësitë Golan kundërshtohet ashpër nga Rusia, Kina, Turqia, Liga Arabe e shume vende të botës. Izraeli i pushtoi Sirisë 2/3 e territorit të këtij rajoni pas luftës 6 ditore të 1967-ës. Kombet e Bashkuara e kanë dënuar pushtimin përmes një rezolute të 1981-shit.

Tv Klan