Investim strategjik për Shtetet e Bashkuara

Një kullë Trump prej ari në Groenlandë. Është ky fotomontazhi që ka pushtuar rrjetet sociale ditët e fundit, pas publikimit të lajmit se shefi i Shtëpisë së Bardhë synon të blejë Groenlandën. Foton e ka publikuar edhe vetë Donald Trump në rrjetin social Twitter me komentin se nuk ka ndërmend t’ia bëjë një gjë të tillë vendit ishullor.

Trump megjithatë nuk e mohon atë që mediat e hodhën si dyshim, por nuk e ka ndër prioritetet e presidencës së tij.

Donald Trump, president i SHBA: Danimarka po dëmtohet shumë keq, sepse humb 700 milionë Dollarë në vit prej shpenzimeve për Groenlandën. Ndërsa për Shtetet e Bashkuara, ky ishull do të ishte diçka e mirë nga aspekti strategjik.

Qeveria daneze refuzon shitjen, ndërsa Tramp nuk ka ofruar një shumë të caktuar për blerjen e ishullit me një sipërfaqe mbi 2 milionë kilometër katrorë.

Washingtoni ka pasur në plan blerjen e Groenlandës që në 1946-ën kur ish-presidenti Truman ofroi 100 milionë Dollarë, 1.3 miliardë me vlerën e sotme. Pjesa më e madhe e ishullit është e mbuluar nga akulli, por ngrohja globale i bën resurset nëntokësore më të aksesueshme si ari, diamantët e nafta. E mbi të gjitha legjitimon Shtetet e Bashkuara në garën me Rusinë për dominimin e polit të veriut.

Tv Klan