Trump vijon me akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve: Ne kurrë nuk do të dorëzohemi



Trump vijon me akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve: Ne kurrë nuk do të dorëzohemi

20:29 06/01/2021

Presidenti në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vijuar sërish me akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve dhe nuk ka pranuar humbjen përballë Joe Biden.

Trump këtë të mërkurë u ka thënë mbështetësve të tij se ka prova që zbulojnë manipulimin e rezultatit zgjedhor.

Ne kurrë nuk do të dorëzohemi, nuk do të pranojmë kurrë. Ne do të ndalojmë vjedhjen”, ishin këto fjalët e Trump gjatë një fjalimi të mbajtur pranë Shtëpisë së Bardhë.

Këto deklarata të Trump vijnë në një moment kur rruga drejt Shtëpisë së Bardhë e Joe Biden po kristalizohet. Ndërkohë po sot do të merret vendimi përfundimtar për Joe Biden në Kongres, ku parashikohet që kandidati demokrat të marrë pëlqimin e të gjithë kongresmenëve.

Pak ditë më parë mediat vendase kanë publikuar disa audio dhe akuzonin Trump se është ai që ka manipuluar zgjedhjet ne Georgia dhe u ka bërë presion zyrtarëve të këtij shteti./tvklan.al






Të ngjashme