Tsipras: “Stop” dekretit presidencial për 12 miljet

Tsipras: “Stop” dekretit presidencial për 12 miljet

15:40 24/10/2018

Kryeministri grek Alexis Tsipras propozon që procesi i zgjerimit me 12 milje të ujërave territoriale greke në Jon të mos kalojë me dekret presidencial, por t’u nënshtrohet debateve dhe votimit në parlament.

Çështja që diskutohet edhe në dialogun me Shqipërinë ishte kryetemë e takimit të parë Tsiprasit në Ministrinë e Jashtme, dikaster të cilin kryeministri do ta drejtojë personalisht pas dorëheqjes së Nikos Kotziasit.

Mediat greke citojnë burime diplomatike të pranishme në mbledhjen e zhvilluar mbrëmjen e të martës, sipas të cilave kryeministri ka kërkuar që për vendimin për zgjerimin e hapësirës territoriale detare me 12 milje të merret mendimi i këshillit shkencor të Ministrisë së Jashtme përpara se qeveria të paraqesë një projekt-ligj për diskutim në parlament.

Ndër të tjera, Tsipras u informua edhe për ecurinë e dialogut me Shqipërinë. Ndërsa u analizuan edhe marrëdhëniet me Turqinë. Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu deklaroi se Ankaraja nuk do të lejonte zgjerimin me 12 milje të hapësirës territoriale greke në Egje.

Debatet për këtë çështje nisën të shtunën, kur ish-kryediplomati grek, Nikos Kotzias, në fjalimin e lamtumirës si ministër tha se procesi do të dekretohet shumë shpejt nga Presidenti.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT