Tuchel bën tifozët të ëndërrojnë për Haaland



Tuchel bën tifozët të ëndërrojnë për Haaland

23:20 20/10/2021

Trajneri i Chelsea tha se në klub është folur disa herë për transferimin e norvegjezit në “Stamford Bridge”

Tomas Tuhel i ka bërë tifozët që të ëndërrojnë ndërsa e ka pranuar se në klub po flasin rregullisht rreth blerjes së Erling Haland-it.

Norvegjezi bashkë me Kilian Mbappen konsiderohet si një nga sulmuesit më të talentuar në botë dhe pritet që të largohet nga Borusia Dortmundi në muajt në vazhdim.

Sipas mediave gjermane, në janar do të aktivizohet klauzola e shitjes në kontratën e tij e cila ka vlerën e 64 milionë Paundëve. Dhe Çelsi është gati që ta shfrytëzojë situatën.

“Kemi folur rreth Halandit disa herë gjatë merkatos verore. Dukej jorealiste dhe jo e mundur që të realizohej. Sigurisht që flasim për të se është një lojtar fantastik, pjesë e Dortmundit, rivalit tonë në Champions. Blerja e tij? Të shikojmë se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme.”

Pasi “blutë e Londrës blenë në verë Romelu Luakun për 97 milionë Sterlina, të shumtë ishin ata që besonin se anglezët kishin dalë nga gara për shërbimet e Halandit.

Por trajneri Tuhel konfirmoi se ka një mundësi për transferimin e sulmuesit të ri dhe ai mund t’i aktivizojë pa problem të dy në ofensivë.

Norvegjezi është një lojtar kyç te verdhe zinjtë, ndërsa këtë sezon ka shënuar 18 gola në 13 takime të luajtura.

Klan News








Të ngjashme