Turistë të shumtë në plazhet e Vlorës


Turistë të shumtë në plazhet e Vlorës

19:30 24/07/2021

Vijon të mbetet në preferencat e pushuesve

Bregdeti i Vlorës, këto ditë të fund Korrikut është populluar nga turistë të huaj por edhe vlonjatët që zgjedhin të pushojnë në bregdet jo vetëm në fundjavë por edhe gjatë ditëve të javës.

Vlora mbetet një nga destinacionet më të kërkuara jo vetëm nga pushesit ditor por veçanërisht për ata që duan të pushojnë shumë ditë në det. Shumë prej tyre të ardhur nga vendet e tjera pohojne se çdo vit zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet. 

Pandemia e Covid-19 e ka prekur ndjeshëm sektorin turistik por qyteti i Vlorës vijon të mbetet në preferencat e pushuesve edhe për këtë sezon.

Tv Klan






Të ngjashme