“Turqia po dërgon mercenarë sirianë për të luftuar në kufi me Greqinë”



“Turqia po dërgon mercenarë sirianë për të luftuar në kufi me Greqinë”

14:03 28/10/2020

Turqia dhe Greqia prej javësh tashmë janë në një konflikt të ashpër me njëra-tjetrën për hapësirën e detare në Mesdhe. Dy shtetet herë pas here kanë qenë gati për luftë, par tashmë po punohet në mënyrë diplomatike për të zgjidhur konfliktin.

Edhe pse duket se mes vendeve është vendosur paqja e brishtë, sërish mediat kanë zbuluar një raport sekret ku tregon se Turqia po përgatit mercenarë sirianë  për t’i dërguar në kufi me Greqinë.

Sipas këtyre mediave në Turqi janë duke u stërvitur mercenarë sirianë xhihadistë, të cilët janë gati për të luftuar.

Gazetari që ka zbuluar informacionet sekrete është Abraham Kasparian, nga Armenia dhe ka arritur të sigurojë një bisede telefonike mes terroristëve me bazë në Idlib.

Gazetari i ArmNews shtoi se midis militantëve Sirianë në Idlib po përhapet ideja e se një lufte “shumë të mundshme” midis Greqisë dhe Turqisë dhe se ka mijëra mercenarë Sirianë të gatshëm të vendosen në kufirin tokësor me Greqinë./tvklan.al




Të ngjashme