Balluku: Arrihet dakordësia me banorët që preken

U hapet rruga nisjes së punimeve të lotit 7 të Unazës së Madhe. Gjatë inspektimit në terren zv/kryeministrja dhe njëkohësisht ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se është arritur dakordësia me banorët e Paskuqanit  që preken nga ky projekt.

“Ne kemi arritur që të mirëkuptohemi edhe me banorët të cilët kanë shtëpi të palegalizuara për t’i akomoduar ata në njësi banimi të reja që do të ofrohen pasi të kenë një kohë që do t’i mbulohet jetesa e tyre me një bonus qiraje”.

Balluku u ndal edhe aplikimi i çmimit për fashën mbi 800 kw.

“Fundi i Tetorit dhe Nëntorit të jenë të lagësht duke qenë se do na duhet të mbushin dhe hidrocentralet në këtë krizë energjetike ku sa më pak importojmë aq më mirë është për buxhetin e shtetit, për qytetarët, pasi nuk kemi dëshirë të aplikojmë as fashën 800 kilovat/orë, por duhet patjetër që të kemi shira”.

Loti 7 i Unazës së Madhe ka një gjatë prej 2 kilometrash. Deri tani janë kryer 10 % e volumit të punës.

Tv Klan