Gjykata e Tiranës ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ marrë në mungesë dy ditë më parë ndaj Arkimed Lushajt. Këngëtari i njohur me emrin Stresi ka kundërshtuar ndalimin, por ne fund togat e zeza kanë rikonfirmuar masën. Në dalje, avokati Marash Ibraj e quajti arrestimin të paligjshëm.

Nuk ka pasur vendim gjykate për kontroll. Nuk vërtetohet se pistoleta e gjetur i përkiste klientit tim. U kap i zhveshur, ku e kishte armën”, tha ai.

Provë Prokuroria ka dorëzuar në Gjykatë dhe disa përgjime të cilat janë kryer për llogari të grupit të Bajrave në Shkodër. Në atë kohë, Stresi ka folur me një person të cilit i ka thënë se kishte hedhur pistoletën pranë gjimnazit “Partizani” pasi kishte ardhur policia.

Por avokati pretendon se Stresi ka hedhur ne toke cigaren dhe jo armën. Arkimed Lushaj u arrestua në një hotel në Dajt dhe si provë iu sekuestrua një psitoletë dhe dy doza kokainë.

Tv Klan