Kryeministri Anglisë, Boris Johnson është izoluar sërish nga fika e infektimit me COVID-19. Kreu i qeverisë britanike ishte takuar me një deputet, i cili ka rezultuar pozitiv ndaj ka vendosur që të karantinohet për të mos rrezikuar të tjerët.

Mediat në vend bëjnë me dije se Johnson është takuar me deputetin e infektuar dhe ka zhvilluar me të një bisede rreth 35 minuta të enjten në mëngjes.

Lee Anderson, në takim ka qenë shumë mirë, por më pas shfaqi simptoma të COVID-19 dhe sot është konfirmuar i prekur.

Johnson nuk ka asnjë simptomë, por është izoluar si një masë sigurie deri në përgjigjen e tamponit. Ndërkohë në Angli rastet pozitive po shtohen sërish dhe qeveria ka marrë disa masa kufizuese./tvklan.al