Aventurierët testojnë teorinë e Herodotit. Një anije prej kallamash do të  përshkojë rreth 700 milje detare nga Deti i Zi deri në Egjipt. Arkeologët dhe vullnetarët janë nisur nga Bullgaria dhe në fakt qëllimi i vetëm ishte vërtetimi i fakteve që tregonin se në antikitetin egjiptian, anijet e përbëra me kallam, lundronin në dete të largëta dhe realizonin shkëmbime tregtare.

Ishte porti bullgar i Varnës që shërbeu si pikënisje, me shpresën e vetme se anija ‘Abora IV’, tepër e veçantë në llojin e saj, do të kalonte përmes Bosforit, detit Egje e madje deri përtej ishullit të Kretës.

Ekipi ka bërë të pamundurën për mirëfunksionimin e anijes, për të vërtetuar teorinë se egjiptianët udhëtuan me anije të tilla deri në Detin e Zi për të marrë materiale që nuk arrinin t’i siguronin dot nga Mesdheu Lindor. Do të duhet të presim disa ditë për të parë se si do përfundojë kjo aventurë.

Klan Plus