Udhëzimet e Bill Gates: Rihapje me faza dhe testime


Udhëzimet e Bill Gates: Rihapje me faza dhe testime

11:41 27/04/2020

Sipas Bill Gates, aftësia që do të kenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u rihapur dhe të heqin me efektivitet kufizimet e koronavirusit do të varet nga kapaciteti që ka vendi për të testuar dhe për të gjurmuar rastet e reja me Covid-19.

Komentet e Gates vijnë pasi disa shtete kanë vendosur që të lehtësojnë distancimin social, pavarësisht paralajmërimeve nga kërkuesit shëndetësor se nuk duhet të ketë asnjë hapje përpara 1 Majit.

Themeluesi i Microsoft ka një sërë organizatash që kanë studiuar pandemitë me vite dhe tashmë vetë personalisht është përfshirë në luftën kundër koronavirusit.

Ai paralajmëroi se edhe pse disa zona në Amerikë nuk kanë shpërthime të mëdha, nuk do të thotë që kanë kaluar rrezikun.

Të shumtë janë ata që i shqetësohen faktit se një rihapje mund të sjellë një valë të dytë infektimesh dhe kjo për SHBA-të do të jetë më vdekjeprurëse.

Sipas Gates, që të kenë sukses, rihapjet duhet të ndodhin me faza. Ky udhëzim është në të njëjtën linjë me ekspertë shëndetësie dhe ekonomistë.

“Kjo do të kërkojë mendimin kritik se kush nga elementët e shoqërisë janë më të rëndësishëm për t’u kthyer në punë. Çfarë nuk dimë është fakti që nuk nëse kthehemi në normalitet cilat aktivitete na kthejnë në fazën që ishim”, tha Gates, i cili vuri theksin tek rëndësia e testimeve.

Sipas tij, SHBA do të ketë së shpejti mundësinë që të zhvillojë 400 000 deri në 500 000 teste në ditë./tvklan.al





Të ngjashme