UEFA: Të përfundojnë kampionatet deri në 3 Gusht

24 August 2011; A general view of the UEFA Europa League trophy and football. 2011 UEFA Super Cup, Gimaldi Forum, Monaco. Picture credit: Paul Mohan / SPORTSFILE

UEFA: Të përfundojnë kampionatet deri në 3 Gusht

16:40 23/04/2020

Ku nuk ka mundësi, kampion skuadra aktualisht e para

Të përfundohen kampionatet me në çdo formulë të mundshme. Nëse nuk do të jetë e mundur për shkak të pandemisë, trofetë e kampionatit dhe të kupës do ti akordohen klubeve me rezultatet më të mira në momentin e ndalimit të sezonit. Ky është udhëzimi i UEFA pas mbledhjes së komitetit ekzekutiv që u mbajt këtë të enjte në një video-konferencë mes të gjithë anëtarëve.

Rezultatet e kësaj mbledhjeje janë në fakt indiciet e dhëna prej ditësh nga kreu i UEFA-s Aleksander Ceferin. Çdo kampionat kombëtar duhet të përfundojë brenda 3 gushtit, me çdo formulë të mundshme pa rrezikuar askënd. 55 federatat anëtare të UEFA-s kanë kohë deri më 27 maj që të paraqesin planet për çdo kampionat.

Objektivi është që të luhen të gjitha ndeshjet sipas kalendarit, por do të aprovohen edhe formula të reduktuara si play off apo mini turne. Nëse edhe kjo nuk do të ishte e mjaftueshme për shkak të kushteve shëndetësore, atëherë do të vendoset si në belgjikë apo në Skoci ku kampionati nuk u lejua të vazhdohet dhe kampion u shpall skuadra që ishte në krye të renditjes në momentin e stopimit.

Rrjedhimisht për pjesëmarrjen në kupat e Europës për sezonin e ardhshëm do të jenë skuadrat që janë pozicionuar më mirë në renditje.

Çdo vendim i federatave do të monitorohet nga UEFA në mënyrë që të aplikohen kriteret e meritës sportive dhe transparencës.

Tv Klan




Të ngjashme