UNICEF ka paralajmëruar se miliona vaksina kundër koronavirusit mund të shkojnë dëm, nëse vendet e pasura vendosin t’i dërgojnë të gjitha dozat përnjëherësh.

Organizata e Bamirësisë është shprehur se duhet të ketë një furnizim të vazhdueshëm gjatë gjithë vitit sepse vendet e varfra nuk kanë burime për t’i përdorur të gjitha menjëherë. Të famshëm si Billie Eilish dhe David Beckham po mbështesin kërkesën e UNICEF. Disa të figura të njohura botërore kanë nënshkruar një letër për vendet e pasura të grupit të G7 duke u bërë thirrje të dhurojnë 20% të vaksinave të tyre deri në Gusht. ‘’Pandemia nuk do të mbarojë askund nëse nuk ka mbaruar gjithandej’,’ -tha Beckham.

Në letrën drejtuar grupit të G7 theksohet fakti se virusi po përhapet në shumë vende duke prodhuar variante të reja që rrezikon që bota të kthehet aty ku ka qenë më parë. Disa nga yjet që kanë nënshkruar letrën janë Ewan McGregor, Liam Payne, Priyanka Chopra, Orlando Bloom, Katy Perry, Claudia Schiffer etj.

Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe disa vende të tjera kanë premtuar se do t’i dhurojnë dozat e tyre të tepërta për  vendet e varfra. Liderët e G7-ës pritet të mblidhen më 11 Qershor në Britaninë e Madhe ku në krye të axhendës së tyre do të trajtohet edhe kjo çështje.

Klan News