Fashikulli gjyqësor prej rreth 800 faqesh hedh dritë mbi të gjitha veprimet hetimore proceduriale që policia nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka bërë për hetimin e ngjarjes së bujshme të 20 Janarit 2020 ku humbi jetën shtetasi Vilson Noka. Emisioni Uniko ka siguruar materiale të rëndësishme të kësaj dosje që japin një panoramë më të plotë të asaj çfarë ka ndodhur para, gjatë dhe pas vrasjes së Vilson Tafçiut. Nga pothuajse 15 dëshmi të siguruara deri në këto momente 8 prej tyre kanë qenë të vlefshme për të zbardhur motivin e vërtetë të ngjarjes.