“Djajtë e kuq” mendojnë rikthimin e bujshëm, të parët në garë për shërbimet e Sancho

Mançester Junajtid ka në plan të shpenzojë shifra të larta këtë merkato verore për të bërë përforcimet e nevojshme për sezonin e ardhshëm.

Në “Old Trafford” mund të ketë një rikthim të bujshëm, ai i Kristiano Ronaldos.

Portugezi do të vendosë për të ardhmen në varësi edhe të pjesëmarrjes ose jo të Juves në Ligën e Kampioneve.

Ai ka shënuar 36 gola në 44 takime dhe pavarësisht se është 36 vjeç, vlerësohet nga trajneri Solskjaer, që është gati ta marrë menjëherë në ekip.

Kristiano Ronaldo do të jetë ndër futbollistët me pagën më të lartë, por ai përveçse do të sjellë gola në fushë, ka edhe një vlerë të madhe komerciale.

Gjithashtu “Djajtë e kuq” kryesojnë garën për sulmuesin anësor të Borusia Dortmundit Jadon Sanko.

Skuadra e mbyll këtë sezon në vend të dytë në renditjen e Premier Ligës dhe ka piketuar disa futbollistë me peshë për t’i bërë pjesë të projektit. Drejtuesit e klubit e kanë bërë të qartë se ata nuk do të shpenzojnë shifra të çmendura.

Reparti ofensiv duhet përforcuar dhe dy emra që janë ndjekur me vëmendje janë Heri Kejn dhe Erling Haland.

I pari mund të blihet për 120 milionë Paund, kurse norvegjezi 130 millionë paund. Mino Raiola, menaxheri i talentit Haland ka kërkuar edhe një rrogë prej 500 mijë paundësh në javë.

Por shifra të tilla konsiderohen tepër të larta nga Junajtid.

“Djajtë e kuq” janë afër finalizimit të tranferimit të Sanços, i cili do të kushtojë rreth 80 milionë Paund.

Klan News