“Djajtë e kuq” u mposhten nga Brighton në sfidën e parë të sezonit, fansat duan largimin e pronarëve amerikanë

Me mijëra tifozë të Mançester Junajtid protestuan kundër pronarëve të klubit, familjes “Glejzër” jashtë stadiumit “Old Traford”, duke kërkuar largimin e tyre.

Fansat kënduan dhe mbajtën banderola ku protestonin për pronarët e ekipit, që sipas tyre e kanë përkeqësuar gjendjen te “Djajtë e kuq”. Lëvizja anti-Glejzër u bë mjaft e fortë pasi Junajtid u përfshi në tentativën e dështuar për të krijuar Superligën Europian në vitin e shkuar.

Ndërsa ekipi ka pasur probleme në fushë, pakënaqësitë vetëm janë shtuar. “Djajtë e kuq” nuk kanë fituar një trofe në pesë vitet e fundit, ndërkohë që Premier Ligën për herë të fundit e fituan nëntë vite më parë.

Në këtë sezon, ata nuk ia dolën të siguronin pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.

Edhe sezoni i ri nisi keq për ekipin e drejtuar nga Erik ten Hag, që u mund me rezultatin 1-2 nga Braiton, që mori për herë të parë një fitore në “Old Trafford”. Për miqtë shënoi dygoëlsh Gros, ndërsa Mekaliestër realizoi autogol. As Kristiano Ronaldo, i futur si zëvendësues nuk e shmangu dot humbjen.

Junajtid u ble për 790 milionë paund nga familja amerikane Glejzër në vitin 2005.

Klan News