Uragani Milton goditi Floridën si një stuhi e kategorisë 4, duke sjellë shkatërrim në shumë qytete, shoqëruar me erëra deri në 200 km/h. Më shumë se 2 milionë shtëpi dhe biznese janë tani pa energji në të gjithë Florida. Mediat shkruajnë se në kontenë St Lucie në bregun lindor të shtetit ku zyrtarët thanë se kishin goditur tornadot, dyshohet për disa viktima, por numri mbetet i paqartë.

Miliona njerëz u larguan nga shteti gjatë të mërkurës pasi u vendosën dhjetëra paralajmërime për përmbytje, tornado dhe stuhi. Gjatë natës pati raportime për përmbytje, ndërsa pamjet tregojnë bregun perëndimor të Floridës që përfshihet nga erëra të fuqishme.

Kjo video tregon sesi rrufeja ndërpreu për pak kohë energjinë në semaforë ndërsa uragani Milton goditi Floridan qendrore. Në shumë qytete tornadot vdekjeprurëse shkatërruan qindra shtëpi.

Deri tani, uragani ndodhet rreth 120 km në jug të qytetit të Orlandos shoqëruar me erëra deri në  165 km/h. Orlando dhe zonat bregdetare rreth qytetit të Daytona Beach në bregun lindor janë gjithashtu nën paralajmërimin e përmbytjeve. Pavarësisht rënies së intensitetit, ai pritet të mbetet në fuqinë e uraganit gjatë gjithë kohës që lëviz mbi tokë përpara se të shpërndahet mbi Atlantik në ditët e ardhshme.

Miltoni vjen dy javë pasi Uragani Helene goditi Bregun e Gjirit si stuhi e kategorisë katër, duke vrarë të paktën 225 njerëz në të gjithë Florida, Xhorxhia, Karolina e Jugut, Tenesi, Virxhinia dhe Karolina e Veriut.

Klan News