Pas qytetares, edhe gazetarja e emisionit “Stop” interesohet pranë klinikës “T3” në Cërrik, për dhëmbët e Griselda Çuli.

Dentisja Fationa Sulçe thotë se ajo ka bërë vetëm heqjet e dhëmbëve dhe asgje tjetër, por problemi ka qenë dhe tek pagesa.

Griselda erdhi me dhëmbë shumë të dëmtuar dhe një dhimbje koke të pashpjegueshme. Ne vetëm i kemi hequr nuk kemi bërë gjë tjetër. Puna është ndërprerë dhe një pacient tjetër ka thënë se Griseldës nuk i ka pëlqyer. Por dhe puna e pagesës”, shton Çuli.

Ndërkohë nga ana tjetër qytetarja kundërshton dentisten dhe thotë se ato kishin rënë dakord që në fillim dhe për mënyrën e pagesës dhe nuk ka folur keq për të pasi do që të përfundojë punën me dhëmbët.

Gjatë bisedës ndërhynë dhe Fation Sulçe, i cili kërkon pacientes dhe gazetares të largohet nga klinika pasi kanë marrë të gjithë sqarimin e nevojshëm.

Gazetarja e “Stop” thotë se pacienten nuk e merr asnjë përsipër. Laboranti pas debatit u kërkon sërish që të largohen nga klinika pasi është pronë private dhe pacientet i japin përgjigjen e prerë: punimet nuk vazhdojnë, për arsye thashethemesh.

Në këtë pikë “Stop” iu drejtua Urdhrit të Stomatologut për zonën Elbasan-Korçë, ku pas mbedhjes së kryesisë për të shqyrtuar rastin, u thirr edhe dentistja dhe u vendos, që të vazhdojë mjekimi për pacienten. Në fund të procedurës, USSH do të bëjë dhe kontroll për cilësinë e punës./tvklan.al