Studimi, frenon ndërtimin e membranave të reja qelizore

Është zbuluar mekanizmi molekular që regjimi ushqimor i varfër me kalori ngadalëson rritjen e tumoreve. Jo vetëm I pret ushqimin dhe sheqernat, por frenon ndërtimin e membranave të reja qelizore.

Studimi është kryer nga universiteti prestigjoz MIT dhe është publikuar në revistën shkencore “Nature”. Rezultati në fjalë shpjegojnë autorët, bën te kuptohet më tepër mbi mënyrën sesi ushqyerja ndikon në evolucionin e sëmundjes, dhe përceptimin e medikamenteve të reja që të konstrastojnë përhapjen e sëmundjes.

Qelizat tumorale konsumojnë sasi shumë të larta glukoze dhe për këtë kërkuesit kanë bërë eksperimente mbi kaviet në laborator, me dy regjime ushqimore të ndryshme.

Rezultoi se grupi që ushqehej me më pak kalori kishte një efekt më të madh mbi sëmundjen. Kjo ndodh pasi duke pasur sasi më të ulëta sheqeri nuk krijoheshin aspak membrane të reja qelizore.

Klan News