Ushtria indiane zbulon gjurmë të Yeti, krijesa mitike e borës në Himalaje. Forcat e armatosura kanë bërë të ditur zbulimin nëpërmjet rrjetit social Twitter dhe specifikojnë se zbulimi është analizuar paraprakisht nga shumë ekspertë të fushës, para se të bëhej publik.

Gjurmët e kafshës misterioze, me përmasa 81×38 janë gjetur më 9 Prill, janë fotografuar dhe më pas janë studiuar. Yeti është një krijesë që ka ngjallur gjithnjë interesin e shkencës, por asnjëherë nuk është vërtetuar ekzistenca e tij.

Sipas legjendës, Yeti është një krijesë që jeton në majat e Himalajeve dhe në imagjinatën njerëzore është i ngjashëm me njeriun dhe majmunin, por me përmasa gjigande.

Shpesh nga profesorë të nderuar që kanë kërkuar të verifikojnë ekzistencën e tij në malet më të larta të botës, janë mbledhur edhe prova të cilat pas analizimeve të ADN kanë rezultuar se i përkisnin një lloj ariu polar, por shumë antik.

Klan Plus