Ushtria izraelite nisi natën e kaluar një sulm të kufizuar tokësor në jug të Libanit kundër objektivave të Hezbollahut. Zëdhënësit e forcave të mbrojtjes së Izraelit njoftuan mëngjesin e kësaj të marte përmes rrjeteve sociale se trupat tokësorë, vetëm kanë përparuar në brendësi të territorit në jug të Libanit, por nuk kanë hasur në rezistencë.

Paralelisht vazhduan gjatë natës bombardimet e avionëve izraelitë në të gjithë Libanin. Sulmet u përqëndruan në periferitë e Bejrutit dhe pranë aeroportit. Siç duket edhe nga pamjet e shpërndara nga ushtria izraelite, në shenjestër ishin raketahedhësit dhe vendstrehimet e militantëve të Hezbollahut. Këto filmime në zonat e shënjestruara nga bombat izraelite në Bejrut, paralajmërojnë se Libani rrezikon të shndërrohet në një Gaza të dytë, nëse konflikti nuk ndalet.

Kryeministri libanez, Naxhib Mikati parlajmëroi se nisja e sulmit tokësor nga Izraeli e fut konfliktin në një fazë të rrezikshme. Këto ditë, 1 milionë libanezë janë shpërngulur brenda dhe jashtë vendit nga sulmet izraelite, ndërsa mbi 1 mijë njerëz janë vrarë. Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan kërkoi nga kjo organizatë të ushtrojë forcë për të ndalur Izraelin. Presidenti amerikan Xho Bajden bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Tv Klan