Të paktën 8 ushtarë turq dhe 21 militantë të kurdë të PKK-së mbetën të vrarë të premten në një konflikt ushtarak në provincën Hakari, në Juglindje të Turqisë. Ushtria turke tha në një deklaratë për shtyp se përplasja me militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit ndodhi në një zonë ushtarake.

Autoritete turke njoftuan se si pasojë e konfliktit u rrëzua edhe një helikopter ushtarak turk, ndërsa terroristët kurdë u vranë pas bombardimeve të avionëve F-16.

Një ditë më parë, në qytetin Diabakir, dhjetra ushtarë turq e civilë mbetën të plagosur si pasojë një shpërthimi me autobombë ku u vranë 4 militantë kurdë.

Qyteti Dibakir në Juglindje të Turqisë banohet nga shumicë kurde. Prej vitesh ushtria turke është vendosur në rajon në një konflikt me militantët e PKK-së, që shtrihet deri në kufirin me Irakun.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit konsiderohet si organizatë terroriste nga autoritetet turke, nga SHBA dhe BE.

Më shumë se 40 mijë njerëz kanë humbur jetën që prej prishjes së armëpushimit mes qeverisë dhe PKK-së në korrik të vitit të kaluar.

Tv Klan