Separatistet në Donetsk kanë bërë thirrjë për një referendum për t’u bashkuar me Rusinë

Forcat ukrainase tanimë po synojnë marrjen e territoreve në lindje të vendit të pushtuar nga Rusia, Reuters raporton se Ukraina me këtë lëvizje po i hap rrugën një kundërofensive të re në rajonin e Donbasit.

“Okupatorët janë qartazi në panik,” tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy në një fjalim televiziv. Udhëheqësi ukrainas ka bërë thirrje vendeve që të përshpejtojnë dërgesat e armëve dhe ndihmave.

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë rifituar kontrollin e plotë të fshatit Bilohorivka dhe po përgatiten për të rimarrë të gjithë provincën Luhansk. Luhansk dhe provinca fqinje e Donetskut përbëjnë rajonin lindor të industrializuar të Donbasit, të cilin Moska thotë se synon ta kapë si synimin kryesor të asaj.

Një administratë e mbështetur nga Moska në Donbas ka bërë thirrje për referendume urgjente që rajoni të bëhet pjesë e Rusisë. Denis Pushilin, kreu i administratës separatiste me bazë në Moskë në Donetsk, i bëri thirrje liderit të tij separatist në Luhansk që të kombinojë përpjekjet drejt përgatitjes së një referendumi për bashkimin me Rusinë. 

Në jug, ku një tjetër kundërofensivë ukrainase ka bërë përparim më të ngadaltë, forcat e armatosura të Ukrainës thanë se kishin shkatërruar një maune që transportonte trupa dhe pajisje ruse përtej një lumi pranë Nova Kakhovka në rajonin Kherson.

Ndërkaq varre të rreja me trupat e civilëve ukrainas janë gjetur në një pyll në Izium, ekspertët mjeko-ligjorë ukrainas kanë nxjerrë deri më tani 146 trupa të varrosur. Qeveria nuk ka thënë ende se si humbën jetën shumica e njerëzve, megjithëse zyrtarët thonë se dhjetëra u vranë në bombardimet e një ndërtese apartamentesh dhe ka shenja se të tjerë u vranë nga disa predha.

Klan News