Sulmuesi shqiptar ishte protagonist te Granada

Myrto Uzuni riktheu në La Liga ekipin e Granada, madje edhe si kampion në kategorinë e dytë. Sulmuesi shqiptar ishte vendimtar me 23 golat e tij këtë sezon që e shpalli edhe shënuesin më të mirë të kampionatit.

Uzuni e realizoi të fundit në takimin përmbyllës ndaj Leganes i fituar me rezultatin 2-0. Një arritje e madhe për 27-vjeçarin, i cili duhet të tregojë veten në sezonin e ardhshëm pas përvojës së shkurtër në atë 2021-2022 kur në fund zbriti një ligë më poshtë.

Për të festuar, Myrto Uzuni u la edhe në shatërvan, ndërsa mijëra tifozë ishin mbledhur në sheshin kryesor të qytetit. Për Uzunin ishte edhe një ditë speciale, pasi propozoi për martesë të dashurën e tij, Uarda Hyseni pikërisht në fushën ku pati shumë sukses këtë sezon.

Tv Klan