Vaksina Pfizer dhe AstraZeneca efektive ndaj Delta


Vaksina Pfizer dhe AstraZeneca efektive ndaj Delta

14:59 22/07/2021

Studimi  zbuloi se dy doza të Pfizer japin një efektivitet 88% ndërsa dy doza te AstraZeneca janë 67% efektive

Dy doza të vaksinës Pfizer ose AstraZeneca Covid-19 janë efektive ndaj variantit shumë të transmetueshëm Delta po ashtu edhe ndaj variantit më parë dominues Alpha ose atij britanik.

Studimi i botuar në New England Journal of Medicine konfirmon gjetjet kryesore të dhëna nga Shëndeti Publik Angli në maj rreth efikasitetit të vaksinave COVID-19 të bëra nga Pfizer-BioNTech dhe Oxford-AstraZeneca.

Zyrtarët thonë se vaksinat janë shumë efektive kundër variantit Delta. Studimi i zbuloi se dy doza të vaksinës së Pfizer japin një efektivitet 88% në parandalimin e sëmundjes simptomatike nga varianti Delta, krahasuar me 93.7% kundrejt variantit Alpha, gjerësisht e njëjtë me atë të raportuar më parë.

Dy doza të vaksinës AstraZeneca janë 67% efektive kundër variantit Delta, nga 60% e raportuar fillimisht, dhe 74.5% efektive kundër variantit Alpha, krahasuar me një vlerësim origjinal të efektivitetit 66%.

Vetëm ndryshimet modeste në efektivitetin e vaksinës u vunë re me variantin Delta krahasuar me variantin Alpha pas marrjes së dy dozave të vaksinës”, shkruajnë studiuesit e Shëndetit Publik në Angli.

Në një raport të mëparshëm të kryer nga Izraeli studiuesit kanë vlerësuar se vaksina e Pfizer është më pak efektive kundër sëmundjes simptomatike, megjithëse mbrojtja ndaj sëmundjes së rëndë mbetet e lartë.

Klan News







Të ngjashme