Ish-kryetarja e KQZ-së kundërshton vendimin e presidentes

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, i ka dërguar kërkesë Avokatit të Popullit për ta shqyrtuar shkarkimin e saj nga presidentja Vjosa Osmani. Daka beson se  kjo çështje do të procedohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Ashtu siç e kam paralajmërua e kam dorëzuar ankesën time, shpresoj që në kuadër të kompetencave do ta shfrytëzojë të drejtën e tij. Avokati i Popullit është institucion i pavarur dhe në momentit kur i kërkohet që ta dërgoj këtë kërkesë”. Unë konsideroj që pas këtyre raporteve që kanë dalë nga BE-ja edhe Avokati i Popullit ka bazë ligjore që kërkesën time ta shqyrtojë në Gjykatën Kushtetuese”.

Ajo i është përgjigjur edhe akuzave të presidentes Osmani e cila një ditë më parë ka thënë se Daka është shkarkuar pasi ka ndërhyrë në vendime të PZAP-së.

“Është për të ardhur keq që një juriste dhe e para e shteti të thotë që unë kam ndërhy në vendimet në PZAP-së, në qoftë se presidentja ka dijeni për ndonjë ndërhyrje të pa ligjshme është dashur të bëjë kallëzim penal, e jo të më shkarkoj”.

Në Qershor të këtij viti presidentja Vjosa Osmani kishte shkarkuar kryetaren atëherë të KQZ-së Valdete Daka për çfarë ka marrë kritika në raportin e fundit të progresit të Komisionit Evropian. Në raport thuhet se ky veprim i presidentes nuk mund të mbështetej në mënyrë adekuate as me arsyetimin e vendimit as nga bazat e shënuara të Ligjit për Zgjedhje te Përgjithshme.

Tv Klan