E ardhmja e Erik Ten Hag si trajner i Manchester United po vendoset gjithmonë e më shumë në diskutim edhe pse pak muaj më parë e zgjati kontratën deri në 30 Qershor të 2026.

Rezultatet nuk janë në favor të holandezit dhe drejtuesit e klubit po mendojnë largimin. Listës së kandidatëve i është shtuar edhe Ruud van Nistelrooy, aktualisht pjesë e stafit të Ten Hag. Një zgjidhje që po vlerësohet sipas mediave lokale.

Van Nistelrooy si trajner ka drejtuar në Holandë ku rolin më të rëndësishëm e pati te PSV Eindhoven ku fitoi Kupën dhe Superkupën e Holandës.

Emrat e tjerë janë Simone Inzaghi i Inter apo ata të lirë si Gareth Southgate dhe Massimiliano Allegri.

Ky i fundit është i pëlqyer edhe nga Sir Alex Ferguson.

Tv Klan