“Këtu në tapetin e blertë të staudimit “Air Albania”, do të shpaloset piktura më e madhe shqiptare e bërë ndonjëherë nga piktori Agron Hoti, i cili i ka kushtuar 5 muaj të jetës së stij, asaj që zë një sipërfaqe prej 7600 m2, dhe që mban titullin “Overflow”, ose një rrjedhë e pandërprerë e që i kushtohet lumit të fundit të egër të Europës “Vjosës”, por që mban edhe grimca që e lidhin me sportin”, raporton gazetarja Anisa Krraba.

Agron Hoti: Kjo fushë e blertë me datë 11 të ndryshojë ngjyra, nga një jeshile e bukur në fushë në një tjetër akoma më të bukur. Ky do të jetë finalizimi në këtë fushë të blertë edhe në këtë stadium të mrekullueshëm.

Gjashtë ton bojëra të hedhura në këtë pikturë gjigande ku mbizotëron ngjyra e blertë dhe e kaltër. Por ajo çka e bën të rëndësishme këtë punë për artistin nuk janë përmasat, por koncepti. Do të ndahet në 2500 pjesë dhe cilido që do të ketë në shtëpinë e tij, një prej pjesëve mund ta zjedhë atë përmes koordinatave.

Agron Hoti: Vjosa do të lëvizë në atë natyralitetin e vet edhe do të shkojë rrjedhshëm nga malet e Pintit e deri në Adriatik. Gjithasht edhe futbollistët kur lëvizin në fushë e kanë atë lirinë e të lëvizurit.

Me 11 Tetor, e gjitha puna do të ekspozohet në tapetin e blertë dhe ky do të jetë akti final i kësaj vepre të madhe, ku për të ndjekur montimin e saj mund të bëhet pjesë edhe publiku, ndërsa të ardhurat e fituara, artisti ka zgjedhur t’i dhurojë për të moshuarit.

Agron Hoti: Një ndër qëllimet kryesore të këtij aktiviteti të kemi mundësi të ndihmojmë sepse është një shtresë që ka nevojë patjetër.

Artisti Agron Hoti që karrierën e tij të suksesshme e vazhdon në Itali prej më shumë se dy dekadash, që prej Majit punën e zhvilloi në sheshin Italia ku vetëm para dy vitesh një nga blerësit e punëve të tij ishte edhe futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo.

Tv Klan