Një ditë pas firmosjes së emërimit të tij në krye të Policisë së Shtetit, Ilir Proda është prezantuar në detyrën e re nga Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Tashmë në cilësinë e kryepolicit, Proda tha se do jetë garantor i një procesi të denjë përzgjedhje të drejtuesve të qarqeve, konkurs që është hapur tashmë nga Ministri i Brendshëm.

Ilir Proda: Duke qenë se jemi në procese të reja konkurruese, garantoj që ato do të jetë të bazuara mbi performancën që do të ketë çdo drejtues që do të kandidojë dhe asnjë faktor tjetër nuk do të ndikojë.

Ndërsa Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tregoi disa nga sfidat që presin drejtorin e ri.

Ervin Hoxha: Sot hapim një kapitull të ri në rrugën e përpjekjeve për t’u rritur dhe zhvilluar dhe në mendësinë institucionale. Besojmë se do të sjellë një dinamikë tjetër në strukturën e Policisë, shpreh bindjen se në fund të këtij procesi, kushtet për realizimin e synimit, krijimin e një Policie bashkëkohore si një strukturë e denjë e krahasueshme me vendet evropiane.

Me emërimin e Ilir Prodës në krye të Policisë së Shtetit, prej së mërkurës ka nisur procesi i konkurimit për drejtuesit e qarqeve, ku sërish secili prej tyre do duhet të vlerësohet nga Komisioni i Posaçëm.

Tv Klan